E FUNDIT/ Mbyllet numërimi dhe në Mirditë, me mbi 1 mijë vota më shumë shpallet fitues…

Ka përfunduar numërimi i votave edhe në Mirditë, ku fitues është shpallur kandidati i “Bashkë Fitojmë” Albert Mëlyshi.

Mëlyshi ka arritur të marrë 6355 vota, teksa kandidati i Partisë Socialiste Ndrec Dedaj mori në total 5160 vota.

Rezultati nuk ka surprizuar pasi pritej që Mëlyshi të shpallej fitues për katër vitet e ardhshme. Atmosfera ka filluar në qytetin e Rrëshenit nga simpatizantët, të cilët kanë nisur festën. 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT