E ka sulmuar vazhdimisht Flamurtarin, hipokrizia e Armand Dukës në Vlorë: Ju meritoni më shumë…

Armando Duka presidenti i FSHF-së është një ndër emrat më të pa pëlqyer në qytetin e Vlorës.

Kjo për shkak të padrejtësive dhe sulmeve që kreu i FSHF-së i ka bërë klubit të Flamurtarit, ku rasti më i fundit është ai para disa ditëve duke e penalizuar klubin vlonjat për tu ngjitur në Superiore për shkak të favorizimeve të skuadrave të tjera.

Për këto padrejtësi presidenti i Flamurtarit Sinan Idrizi ka akuzuar FSHF-në që ka trukuar garën dhe bojkotuan takimin e sotëm të prezantimit të projektit të stadiumit “Flamurtari” për shkak të prezencës së Armando Dukës në sallë.

Para të pranishmëve nuk mund të mungonte dhe një fjalë hipokrize nga kreu i FSHF-së.

“Flamurtari meriton shumë më shumë sesa infrastrukturën sportive ka sot.

Me të gjithë ndryshimet e mëdha që janë bërë në Vlorë, ndryshimet në infrastrukturën sportive mbase nuk janë të merituara për Flamurtarin.

Dhe për futbollistët e popullin vlonjat. Futbolli, pa dyshim që është loja më e bukur në botë, më e bukura dhe më e ndjekura në Shqipëri.

Më e dashura edhe për vlonjatët, ka tre elementë kryesorë: atë të edukimit, bazën materiale dhe infrastrukturën sportive”, u shpreh Duka./TEMA

Back to top button
LAJMET E FUNDIT