E kanë ‘kapur’ keq me DASH/ Një tjetër Berishë padit Blinken: Detajet e gjyqit të çuditshëm

Një tjetër Berishë, ka paditur sekretarin e Shtetit Blinken.

Një vit pasi Sali Berisha paditi sekretarin amerikan në Gjykatën Korreksionale të Parisit, një tjetër padi ka ardhur për Blinken, jo nga Tirana, po nga SHBA-ja.

Bëhet fjalë për shtetasin Edijan Berisha, i cili e ka paditur Blinken-in në një çështje leje qëndrimi në SHBA.

Sipas dokumentit, që daton në mars 2022, prokurori i kërkon gjykatës të shtyjë shqyrtimin e çështjes pasi ekziston mundësia që ajo të zgjidhet me mirëkuptim pa qenë nevoja për të shkuar në gjykatë.

Rreth një vit para Edijan Berishës, në gusht 2021, deputeti i PD-së Sali Berisha njoftoi se kishte paditur në Gjykatën Korreksionale të Parisit aekretarin e Shtetit Blinken pas shpalljes së tij non grata nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Gjyqi i çuditshëm – Një tjetër Berishë padit

Back to top button
LAJMET E FUNDIT