“Familja Kelmendi ka bërë zhurmë”, gazetarja: Kënga e dytë më e klikuar në Eurovision

Albina Kelmendi dhe familja e saj do të interpretojnë sonte në natën finale të ‘Eurovision’ që po mbahet në Liverpool të Anglisë. Ata ishin të parët që u kualifikuan për në finale me këngën ‘Duaje’ pasi performuan në natën e dytë të festivalit. Kënga është pritur shumë mirë nga publiku evropian.

Gazetarja e ABC News, Leontina Nikaj thekson se kënga shqiptare është një ndër më të klikuarat në Eurovision. Këngëtarja nga Kosova dhe familja e saj kanë mbërthyer publikun jo vetëm për vokalin, performancën por edhe për mesazhin që përcjell kënga, që ka të bëjë për familjen.

“Përgjithësisht është vlerësuar vokali shpërthyes por edhe dimensionet e performancës që i qëndrojnë më së miri këngës shqiptare.

Ka elementë edhe të entosit, elementë të xhubletës. Është një mesazh i bukur për familjen dhe kjo është përcjellë shumë mirë tek publiku edhe pse është kënduar në shqip.”, tha Nikaj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT