Flet votuesi që Spaho e tërhoqi nga krahu: Çfarë duan deputetët që vijnë e na kërcënojnë?!

Në një prononcim për mediat, ka folur personi të cilin deputeti demokrat Edmond Spaho e tërhoqi sot nga krahu, brenda qendrës së votimit në Zvezde të Korçës.

Ai u shpreh se është votues dhe se deputeti e mori zvarrë për ta nxjerrë jashtë duke e kërcënuar.

-Çfarë ndodhi?

Qytetari: Vjen Edmond Spaho, na merr zvarrë dhe na nxjerr jashtë.

-Kë mori, ty?

Qytetari: Mua e ca të tjerë.

-Pse, kishte ndonjë arsye?

Qytetari: Pse rrini këtu, ne ishim në radhë këtu për të votuar.

-Jeni votues?

Qytetari: Po, votues jemi. Ne ishim këtu në rresht. Ne votuam si iku Spaho. Ça duan deputetët këtu që vijnë e na kërcënojnë ne?!

-Të kërcënoi?

Qytetari: Ça?! Më tërhoqi zvarrë mo!

-Po ju votuat?

Qytetari: Po si s’votuam? Pse atë do pyes unë?!  Po pres motrat dhe vëllezërit të vijnë, se nuk mund të dëgjoj të shara unë prej deputetëve. Shajti, si s’shajti! Na ndërpresin…

-Si quheni?

Qytetari: Unë Mondi, na turpëroi dhe emrin, ma vodhi!

Kujtojmë se për këtë incident ende nuk ka një njoftim zyrtar nga ana e policisë. Ky rast ka ndodhur pasi përfaqësuesit e opozitës kanë pretenduar se PS ka futur njerëz brenda qendrës së votimit për t’u bërë presion qytetarëve për votën.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT