Harxhi thirrje Tabakut e Bardhit: Silleni vulën në seli, të fillojmë ringritjen e PD

Anëtarja e Komisionit të Rithemelimit, Edit Harxhi, ka pasur një kërkesë për Partinë Demokratike, tashmë pa një kryetar sepse Enkelejd Alibeaj u tërhoq.

Në një postim në Facebook, Harxhi  i bën thirrje  Jorida Tabakut, Gazment Bardhit etj, që të sjellin vulën në seli. Sipas saj, tani PD duhet të fillojë ringritjen.

Tani që Enkeljdi dha “dorëheqjen”, i bëj një thirrje publike, Jorida Tabaku, Gazment Bardhi dhe disa deputetëve të tjerë, -silleni vulën në seli. Misioni mbaroi! Të paktën ta fillojmë ringritjen me vulën dhe logon e qindra mijëra demokratëve që sot janë të dëshpëruar!” , shkruan Edit Harxhi.

Me sa duket Berisha dhe mbeshtetesit e tij kerkojne t’i faturojne humbjen  e opozites me 14 maj, Enkelejd Alibeajt./m.j

Back to top button
LAJMET E FUNDIT