“Hashim Thaçi, kemi nevojë për ju tani”, Grenell kritikon Kurtin: Rrënuat lidhjet e forta SHBA-Kosovë

Ish i dërguari i Posaçëm i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Richard Grenell ka vazhduar kritikat e tij në drejtim të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti veçanërisht për veprimet e fundit në Veri të Kosovës.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në “Twitter”, ai tha se heshtja e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani për ngjarjet që po ndodhin “është shqetësuese”, derisa me thirrjen “kemi nevojë për ju tani”, iu drejtua ish-presidentit Hashim Thaçi, i cili momentalisht po gjykohet nga Gjykata Speciale në Hagë.

Grenell i tha Kurtit se “SHBA mbështet ata që ne besojmë se po bëjnë përparim në vlerat perëndimore”, duke e mos konsideruar Kurtin si një të tillë.

“E keni prishur lidhjen e fortë SHBA-Kosovë”, shkroi Grenell në Twitter.

Ndërkaq, ai akuzoi kreun e ekzekutivit se “jeni lideri i parë i Kosovës që dënoheni edhe nga demokratët edhe nga republikanët”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT