I shkoi në zyrë një vit më parë, zbulohet çfarë i kërkoi Jim Belushi Edi Ramës (VIDEO)

Aktori i njohur me origjinë shqiptare, Jim Belushi vizitoi Shqipërinë në tetor të vitit 2022, ku gjatë qëndrimit të tij në vendin tonë, u takua me kryeministrin Edi Rama në zyrën e tij.
Së fundmi është publikuar një pjesë nga dokumentari amerikan mbi Shqipërinë, ku ylli i filmave ka përshkruar udhëtimin e tij në Tiranë dhe takimin me kryeministrin Edi Rama.
Në dokumentar janë përfshirë dhe fragmente nga takimi i Belushit në zyrën e kryeministrit një vit më parë, ku nuk kanë munguar dhe batuat mes tyre.