Kandidati i Berishës në Fier: Prisja humbje, por jo me kaq shumë diferencë. Të shtunën ka pasur lëvizje të çrregullta

Në bashkinë Fier vijon numërimi i votave, ndërsa deri tani kandidati i Partisë Socialiste në Fier, Armando Subashi është mbi 20 mijë vota para kandidatit të Bashkë Fitojmë, Edvar Kodheli.

Në një intervistë për Euronews Albania Kodheli u shpreh se nuk e priste aspak këtë rezultat dhe se do të bëjë një analizë të detajuar një moment të dytë për të nxjerrë konkluzionet.

“Nuk prisja absolutisht me kaq diference, është diçka e pashpjegueshme çfarë ka ndodhur. Më duhet të bëjë verifikimet e nevojshme që të nxjerr konkluzione.

Procesi është dukur i rregullt, por të shtunën ka pasur lëvizje të çrregullta. për mua është një rezultat tepër negativ, kam qenë në terren ku kam takuar shumë njerëz”, tha Kodheli.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT