Kosova, Shqipëria dhe… Kanadaja: Tre shqiptarë në një foto

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka publikuar në faqen e saj në Twitter një foto me homologun shqiptar, Bajram Begajn dhe kryeministrin e Australisë, Anthony Albanese.
Në mbishkrimin e fotos thuhet: “Tre shqiptarë në një foto”. Kjo referuar faktit se kryeministri i Australisë është me origjinë arbëreshe.
Fotoja është realizuar në Angli ku Osmani, Begaj dhe Albanese janë të pranishëm në pritje të kurorëzimit të mbretit Charles III.