Lezhjanët presin Berishën, Pjerin Ndreu ironizon demokratët: Erdhën talebanët, s’janë as sa ne te lagjja

Kandidati socialist për zgjedhjet e 14 majit dhe kryetari aktual i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, ka publikuar foto nga pritja që lezhjanët demokratë i bënë ish-kryeministrit Sali Berisha. I pa shqetësuar nga këto vizita në qytetin e tij, Ndreu nuk ka lënë anash as ironitë.
“Po vijnë talebanët”, shkruan Ndreu.
Ndërkohë, me një tjetër foto kryetari i Bashkisë Lezhë ka ironizuar pjesëmarrjen e simpatizantëve në këtë takim, e cila sipas tij është e ulët.
“Miting madhështore me dyzinë të ardhurish dhe s’kanë as sa ne të lagja “Bedëlidhja”, shkruan ai.

