LISTA/ Prishet aleanca? Kina voton pro rezolutës që e njeh Rusinë si agresor, Serbia abstenon

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara (OKB) ka miratuar rezolutën për bashkëpunim ndërmjet OKB-së dhe Këshillit të Evropës, me 122 vota pro, 5 kundër dhe 18 abstenime.

Vihet re që në listën e vendeve që kanë votuar, Kina ka dhënë votën e saj pro kësaj rezolute ku dënohet agresioni ushtarak i Rusisë në Ukrainë duke e njohur shtetin e Putinit si agresor. Ndërsa, Serbia ka abstenuar.

Këtë e ka evidentuar edhe përfaqësuesi i Përhershëm i Ukrainës në OKB, Serhii Kyslytsia ka bërë të ditur në Twitter se ndër shtet që votuan kundër të drejtave të njeriut ishin Rusia, Bjellorusia, Nikaragua dhe Siria.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT