Luizi ‘tradhton’ Berishën për Ramën: Ai është shumë tip, na mori dhe malli me e pa

Personazhi më i famshëm i momentit në Shqipëri, Luiz Ejlli ka një kërkesë të veçantë për kryeministrin Edi Rama.

Teksa bisedonte me banorët, Luizi tha se do të donte një video-call me kryeministrin, ndërsa e ka cilësuar një personazh “tip” dhe shumë “karizmatik”.

“Dua një videocall me Ramën, është shumë tip, është shumë karizmatik, na mori dhe malli me e pa, 4 muaj pa e parë, ishim mësuar ta shohim përditë”, tha Luizi, duke zhgënjyer kështu ndjekësit e Sali Berishës, të cilët deri më sot krenoheshin me të, pse ngriti njëherë dolli për Berishën.

Madje e bënë hero, me shpresë se me emrin e tij do të fitonin zgjedhjet./TEMA

Back to top button
LAJMET E FUNDIT