“Më përbuzte, dje nuk kishte gatuar, nuk më linte me gruan…”, detaje nga dëshmia e 58-vjeçarit që masakroi kunatën me sëpatë

Tefik Tashi nuk ka shfaqur pendesë për krimin makabër që kreu mesditën e së mërkurës në fshatin Kusarth të Elbasanit.

Ai ka dëshmuar se e vrau me vetëdije kunatën e tij 44-vjeçare Alma Qevani. 

Në polici ai është shprehur se prej kohësh kishin grindje mes tyre, se kunata e përbuzte, se ditën e djeshme nuk i kishin gatuar, se motrën e saj e shfrytëzonte duke e përdorur në punë të ndryshme dhe së fundmi nuk po e linte që të qëndronte bashkë me të.

Pra të gjitha këto konflikte familjare ishin zanafilla që përfundoi në tragjedi. 

Pasi u godit me sëpatë në mes të rrugës nga kunati i saj, 44-vjeçarja Alma Qevani u dërgua në spital, por plagët e marra ishin tejet të rënda dhe ndërroi jetë.about:blank

Pas ngjarjes autori u largua në fshatin Bradashesh, që ndodhet pranë. Ai u arrestua pasi u pikas nga autoritetet policore duke vrapuar me sëpatën me vete e duart e gjakosura.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT