Meta në Kavajë: Rama, forcë e tretë në Sarandë! Tiranën dhe Durrësin ta shohë me dylbi nga Surreli

Kryetari i Partisë Së Lirisë, Ilir Meta nuk ka lënë pa komentuar deklaratën e bërë nga kryeministri Edi Rama, ku i kërkoi ish-kreut të PS, Gjergj Mërkurit të tërhiqet nga gara për Sarandën.

Nga Kavaja, Meta tha se kjo thirrje e kreut të qeverisë ka ardhur pasi është i frikësuar dhe i vetëdijshëm që PS-ja në Sarandë do të jetë forcë e tretë.

“Iu lut që të tërhiqet nga gara se është i sigurt se në Sarandë është i treti dhe jo më të ketë shans që të fitojë në Sarandë”, tha Meta.

Ai u shpreh i bindur për një fitore në Tiranë me Belind Këlliçin dhe në Durrës me Igli Carën.

“Për Bashkinë e Tiranës dhe Durrësit do i çojmë një palë dylbi t’i shikojë nga Surreli”, shtoi ai.

Meta prezantoi në Kavajë kandidatin Fisnik Qosja duke thënë se 14 maji është dita e ndryshimit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT