Meta, thirrje shqiptarëve: Mos flini gjumë ca ditë. Bëhuni patriotë e votoni për mua dhe Berishën

Ilir Meta tha se nuk do të ketë gjumë këto ditë që kanë mbetur deri në zgjedhjet e 14 majit.
Në një konferencë për gazetarët ai tha se të rinjtë po ikin sepse nuk duan të përfundojnë patronazhistë.
Kreu i Partisë së Lirisë u shpreh entuziast për takimet që kishte në Korçë.
“Sot në mënyrë të veçantë u kërkoj qytetarëve të përmbushin detyrimin kushtetues dhe patriotik për të shprehur vullnetin e tyre dhe për të kuptuar se duke abstenuar po ndihmojnë një bandë” – tha Ilir Meta.