Nga Bangladeshi për pasaportë shqiptare?! Avokati: Mund të na përdorin si tranzit

Juristi Redi Ramaj tha në “Good Morning Albanians”, se shumë persona që vijnë në vendi tonë nga Bangladeshi apo nga Filipinet, vijnë vetëm për ta përdorur Shqipërinë si vend tranzit.

Ai tha se në këtë rast qeveria duhet të studiojë se kujt po i jep nënshtetësi, pasi nuk  është në interesin tonë që Shqipëria të përdoret thjesht si një vend  kalimtar.

“Më tepër doja të thoja se duhet ta studiojë qeveria nëse kemi interes ne t’i thithim këta persona, kemi interes të thithim persona nga Europa e Lindjes apo kemi interes të marrim persona nga Bangladeshi apo nga Filipinet.

Pse? Sepse disa nga këta shtetas që vijnë nga vende të varfëra të botës mund ta përdorin Shqipërinë vetëm si tranzit, nuk do ta përdorin si vendbanim të qëndrueshëm.

Nuk është në interesin e Shqipërisë që të përdoret si vend kalimtar për të përfituar një pasaportë dhe më pas të largohen, të përfitojnë nga lehtësirat që mund të japë Shqipëria”,-tha Redi Ramaj për Euronews Albania.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT