Nxitje e nxënësve drejt teknologjisë digjitale, Rama darkë pune me Alex Soros në Tiranë

Kryeministri Edi Rama zhvilloi mbrëmë një darkë pune në Tiranë me Alex Soros, djalin e filantropit George Soros.
Rama postoi në rrjetet sociale një foto me Alex Soros, ndërsa informoi se temë e bisedës ishte ndër të tjera edhe nxitja e mëtejshme e nxënësve drejt teknologjisë digjitale.
“Me mikun e shtrenjtë Alex Soros pas një darke pune në Tiranë, ku folëm për Shqipërinë e për rajonin dhe nxitjen e mëtejshme të nxënësve drejt teknologjisë digjitale”, shkruan Rama.