Rama dhe Duka në Vlorë për prezantimin e projektit të stadiumit të ri, “Flamurtari” bojkoton takimin për shkak të Dukës

Sot në Vlorë prezantohet projekti për stadiumin e ri. Janë tre studio në garë. I pranishëm ka qenë edhe kryeministri Edi Rama, por edhe kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka.

Konkursi ndërkombëtar quhet “Qendra e re e Vlorës” dhe u prezantua fillimishgt nga kryeministri Edi Rama, i cili tha se vijon punën për kontrata me klube prestigjoze të futbollit në botë.

Ndërkohë në një njoftim zyrtar, klubi i futbollit Flamurtari ka bërë me dije se do të largohet nga salla në momentin kur do të referojnë përfaqësues të FSHF-së.

Presidenti i Flamurtarit Sinan Idrizi ka bojkotuar nisjen e takimit në qytetin e Vlorës, ku po prezantohet projekti i stadiumit të ri të qytetit. Shkak për këtë mungesë janë përplasjet që Idrizi ka me kreun e FSHF-së Armando Duka.

“Flamurtari Footboll Club , gjatë dëgjesës refuzon të jetë bashkëdëgjues në momentin kur do të referojnë të deleguarit e Federatësë Shqiptare të Futbollit.

Kjo formë civile e protestës, vjen mbas penalizimeve të njēpasnjëshme ndaj klubit, ku rasti më i fundit është mbyllja e stadiumit deri në fund të sezonit me vendimin arbitrar për të mbajtur jashtë stadiumit, sportdashësit vlonjat. Refuzojmë teatrin absurd të Federatësë Shqiptare të Futbollit!”, thuhet në reagimin e Flamurtarit.

Në një prononcim për mediat, kreu i FSHF-së Armand Duka mohoi të ketë një përplasje me përfaqësuesit e klubit vlonjat.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT