Rama zbulon se si e caktoi Majkon në Kukës: Pandi më pa sikur do shkonte për internim! Ja ç’më shkroi më vonë

Kryeministri Rama, teksa falënderoi Pandeli Majkon për punën e tij në Kukës zbuloi edhe momentin sesi e kishte pritur deputeti momentin kur Rama i kishte caktuar detyrën.

“Kur unë Pandit i thashë do shkosh në Kukës më pa sikur do shkonte në internim. Nuk ke çfarë mendohesh i thashë do shkosh në Kukës.

Nuk foli, pastaj në darkë më çoi mesazh: Ore Edi seriozisht e ke ti? Unë i thashë: Mendova se më shkrove nga atje.

Përtej shakave, shumë faleminderit Pandi.”- tha Rama./m.j

Back to top button
LAJMET E FUNDIT