Shifra zyrtare në zgjedhjet vendore/ Celibashi zbulon të vërtetën: Pjesëmarrja e qytetarëve në votim 38.22%

Komisioneri Ilirjan Celibashi tha se shifra zyrtare e pjesëmarrjes në zgjedhjet lokale të 14 Majit është 38.22%.

“Nga 5213 qv morën pjesë 1 395360 zgjedhës nga numri në total 3650658. 38.22% është shifra zyrtare, kjo mund të konsiderohet shifra zyrtare e pjesëmarrjes në zgjedhje. Pak a shumë është i njëjti numër votash edhe për këshillin.”- u shpreh Celibashi.

Bëjmë me dije se pjesën më të madhe të bashkive në vend i ka fituar kandidatët e Partisë Socialiste, ndërkohë që një humbje të thellë ka përjetuar Partia Demokratike dhe koalicioni “Bashkë fitojmë”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT