‘Takimi sekret’ Basha-Balla/ Reagon Spahiu: Kur takohej me Ramën e quajtën hero

Analisti Kreshnik Spahiu ka reaguar pas publikimit të pamjeve nga televizioni i Sali Berishës ku supozohet për një “takimi sekret” mes ish-kryedemokratit Lulzim Basha dhe deputetin socialist Taulant Balla.

Ndërsa ka publikuar në Facebook një foto nga takimi i Ramës me Bashën, Spahiu shkruan se kur këta dy të fundit u takuan e quajtën hero, por tashmë Ballën e quajnë tradhëtar.

“Kur takohej me Ramën e quajtën hero

Kur takohej me Taulantin e quajtën tradhëtar
Delet nga berishistët i dallon vetëm surrati bariut….”, shkroi Spahiu.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT