Takimi sekret i Lulzim Bashës me Taulant Ballën, Berisha shpërndan videon: Opozita e bodrumit!

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar videon  e takmit të fshehtë të Lulzim Bashës dhe kryetarit të Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla.

“Opozita e bodrumit! Ndiqeni sipas deshirës këtë video”, ka shkruar Berisha në videon që ka shpërndarë në Facebook. Video u transmetua mbrëmjen e djeshme në emisionin e gazetarit Çim Peka.

Në pamje shihej ish-kryedemokrati Lulzim Basha i cili mbërrinte me mjetin tip “Jeeep” në vendin e takimit dhe më pas shihet duke u futur në një apartament dhe pak pas tij mbërrin dhe deputeti Balla.

Ndërkohë më herët gjatë ditës së sotme, Basha reagoi në  lidhje me këtë, duke e cilësuar videon si “montazh”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT