Të fitosh zgjedhjet nga burgu/ A do të jetë Fredi Beleri kryetar bashkie në Himarë?

Në bashkinë Himarë numërimi i votave po shkon drejt fundit, teksa ka mbetur dhe kutia fundit për t’u numëruar nga 36 të tilla.
Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” Fredi Beleri, i cili momentalisht ndodhet në burg pasi u arrestua në orët e para të mëngjesit të së premtes me akuzën për blerje votash, kryeson me 24 vota më shumë se kundërshtari socialist Jorgo Gora.
Dilema mbetet nëse Fredi Beleri do të arrijë të jetë kryebashkiak. Beleri do të qëndrojë në qeli deri në përfundim të hetimeve për akuzat, por nëse shpallet fajtor pritet të dënohet.
Kështu bashkia do të shkonte sërish në zgjedhje.