Thethi pa drita, pronarët e bizneseve, banorët dhe vetë turistët në protestë: Nuk kemi ku të karikojmë as telefonat

Operatorët turistikë në Theth janë ngritur në protestë për shkak të mungesës së energjisë elektrike. Ata thonë se në këto kushte nuk mund të mirëpresin turistët e huaj në bujtina.

“Po na duhet me saju nga një ditëlindje çdo natë se s’po dijmë si t’u themi turistëve pse fiken dritat gjatë natës. Tani jemi mësuar, hajde gëzuar ditëlindjen, është e tmerrshme!”

“Vijnë njerëzit për 5 netë dhe ditën e dytë çohen e ikin se thonë ne nuk po rrimë pa drita.”

Sipas pronarëve të bizneseve dëmi është afatgjatë. Ata thonë se turistët e pakënaqur lënë komente negative në platformat e rezervimit.

“Vetëm klikoni Guest House, komentet ose revieë negative janë për arsye të energjisë elektrike, të rrugës dhe mbeturinave. Këto komente nuk janë thjesht ditore, janë komente që rrinë dy vjet. Nëse një turist sheh që në Theth nuk ka drita, ose drita është aq e dobët sa nuk mund të karikosh telefonin, pra këto komente rrijnë shumë gjatë.“

Protestës së tyre i janë edhe vetë turistët, duke u ankuar se nuk mund të karikojnë dot as celularët.

“Kishim vështirësi të karikonim celularët, është për të ardhur keq që shënon kjo situatë në këtë vend të mrekullueshëm.“

Back to top button
LAJMET E FUNDIT