Turistët spanjollë pritet të vërshojnë drejt Shqipërisë, gjiganti turistik parashikon rritje me 500%

Shqipëria do të jetë një nga destinacionet e huaja më të kërkuara nga turistët spanjollë këtë verë, me rritje të rezervimeve deri në 500%, sipas operatorit turistik të grupit Majorkan, “Soltour”.

Në nivel kombëtar, tendenca për verën e vitit 2023 për spanjollët vazhdon të jetë e fokusuar në brigjet Andaluziane dhe Valenciane dhe me rritje të dukshme në Costa Brava, thotë kompania.

Kompania, e cila tregon se kërkesa e verës do të tejkalojë shifrat e para Covid-it, zbulon gjithashtu fuqinë e Karaibeve dhe Cape Verde ndër destinacionet më të kërkuara, përveç Marokut, Egjiptit, Turqisë dhe udhëtimeve të mëdha.

Udhëtari mesatar që përdor shërbimet e kompanive Soltour do të shpenzojë 5% më shumë se në vitin 2022 dhe ata të operatorëve të grupit të specializuar në udhëtime më të gjata (Europamundo dhe Luxotour) rreth 1350 euro për person.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT