“Unë nuk doja të ngatërrohesha me atë histori”, anglezi i arrestuar për vrasjen e Ardian Nikulaj drejt pendesës

Anglezi Thomas Mithan, pjesë e skuadrës kriminale që vëzhgoi për disa ditë me radhë e më pas ekzekutoi biznesmenin lezhjan Ardian Nikulaj, ka dhënë shenjat e para për t’u bërë bashkëpunëtor i drejtësisë.

Ai është arrestuar në vendin e tij bashkë me pjesën tjetër të grupit, përveç ekzekutorit, dhe gjykata po vlerëson kërkesën e Shqipërisë për ekstradim.

Gazetari Muhamed Veliu, ka mundur të sigurojë atë çfarë Thomas Mithan ka deklaruar në momentin e arrestimit, mëngjesin e së shtunës. Ai ka trajtën e një rrëfimi prej një të penduari, pasi Thomas Mithan ka pranuar se përse kishte ardhur në Shqipëri dhe se çfarë duhet te bënte.

“Çfarë dreqin është kjo? Unë shkova në Shqipëri për pak ditë. Unë nuk doja të ngatërrohesha me atë histori prandaj u ktheva përsëri në Angli. Unë shkova me Harriet në Shqipëri por vendosa të kthehesha”, ka pohuar ai.

Në foto: Ardian Nikulaj, i vrarë ditën e sotme
Në foto: Biznesmeni i vrare Ardian Nikulaj

Thomas Mithan i tha gjykatës se ishte i gatshëm të vendoste 2.000 stërlina si garanci për lirim më kusht, por gjykatësja Neeta Minhas e refuzojë këtë kërkesë me argumentin se jemi përballë një krimi të rëndë, për të cilin shteti shqiptar e kërkonte.

Thomas Mithan ka një të shkuar problematike me ligjin. Nga skeda e tij penale në prokurorinë angleze CPS, Top Channel mëson se 49 vjetari në momentin e arrestimit ishte në një program rehabilitimi për lënien e drogës.

Ai njihej edhe me emrin David dhe ka lindur në 8 Prill 1998. Në 29 Prill 2014 ai do të dënohej me shërbim prove për posedim dhe shpërndarje kokaine.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT