Veliaj flet për përkrahjen nga artistët: Të turpshme sulmet ndaj Luizit dhe Oltës, vetëm pse s’pëkrahin Saliun

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj komentoi mbështetjen e madhe që ka marrë në këto zgjedhje nga artistët.

Ai tha se Bashkia e Tiranës i ka mbështetur të gjithë artistët, pa dallim, edhe ata që kanë bërë këngën e fushatës së PD-së.

Veliaj solli dhe rastin më të fundit të sulmit nga drejtuesit e Foltores kundër Luizit dhe Oltës së Big Brother.

“Të shikosh çfarë i bënë Luizit e çfarë i bënë Oltës, ishte për turp. Pra, ai lloj linçimi ku ti i thua të tjerëve ‘Ose me mua, ose unë të turrem me libër shtëpie’, tregon se në ç’gjendje të rëndë mendore janë – por nuk është vetëm Saliu, është e gjithë ajo psikozë, që e drejton atë copë që ka ngelur nga PD-ja.

Kur shikon njerëz që i turren Çiljetës pse ti flet mirë për Parkun e Liqenit dhe për Tiranën, ndërkohë që ajo është një nënë që po rrit fëmijën këtu dhe flet për gjëra që po ndodhin në Tiranë”, theksoi Veliaj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT