VIDEO/ “Çmenden” shkodranët pas fitores së Luizit, bëjnë spektakël me makina në mes të natës

Të gjithë shqiptarët gëzuan mbrëmë më fitoren e Luiz Ejllit, por ata që e shijuan më tepër padyshim që kanë qenë shkodranët.

E teksa këngëtari festonte në Tiranë, bashkëqytetarët e tij “ndezën zjarr” rrugët e Shkodrës.

Nga videot e publikuara në rrjet shihet teksa dhjetëra makina japin spektakël pas fitores së Luizit. Me dritat ndezur, muzikën në fund dhe duke bërë drifte dhe marifete në rrugët e qytetit shkodranët kanë festuar ashtu si duhet për fitoren e atij që i përfaqësoi më së miri gjatë 133 ditëve në shtëpinë e Big Brother Vip.

Nuk dihet ende nëse Luizi mbrëmjen e djeshme ka udhëtuar direkt drejt Shhkodrës, mirëpo kur ndodhej brenda në shtëpi ai tha se sapo të dalë së bashku me Kiarën do të shkojnë në Shkodër ku dhe do të vizitojnë varrin e babait të këngëtarit.

@gerticaku Ndërkohe ne Shkoder ora 03:30 😁 #🥇🏆 #luizejlli ♬ Zjarr e fohtë – DJ Benito

Back to top button
LAJMET E FUNDIT