Ahmeti: Kosova për Ramën më e rëndësishme se miqësia me Vuçiçin

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar lidhur me deklaratën e kryeministrit Edi Rama të bërë një ditë më parë për situatën e krijuar në Kosovë së fundmi.

Përmes një postimi në Twitter, Ahmeti shkruan se Kosova është më e rëndësishme për kryeministrin shqiptar sesa miqësia e tij me presidentin serb Aleksandër Vuçiç.

“Mendim jopopullor në Kosovë: Deklarata e sotme e @ediramaal është deklarata më e fuqishme shqiptare dhe më racionale në këtë kohë.  Po ashtu, ska kush që më bind që miqësia me Vuqiqin për Ramën është më e rëndësishme se Kosova. Jo vec për të, po për çdo udhëheqës në Shqipëri”, shkruan Ahmeti.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT