Aksi Plepa-Shkozet si i bombarduar nga lufta, askush nuk vë dorë për ta rregulluar

Aksi rrugor Plepa-Shkozet dhe anasjelltas, është një ndër më të rëndësishmit në vend, sidomos tani në periudhën e verës.
Por prej muajsh ky aks ka degraduar në gjëndje skandaloze.
Si kur ikën, ashtu dhe kur kthehesh, për kilometra të tërë të shfaqen gropa të shumta në rrugë.
Pavarësisht gjëndjes skandaloze, askush nuk është kujtuar të vërë dorë.
Ndoshta presin të hapet ndonjë gropë gjigande në mes të rrugës, për t’u kujtuar që ta rregullojnë.