Albin Kurti i vetmuar, po bëhet ma agresiv!

Nga Halil Matoshi

1.

Kundërthanës e i kapluet nga urrejtja patologjike ndaj sejcillit që e përcepton të ndryshëm nga vetja, ose që mendon ndryshe, Kryeministri kosovar shfaqet në gjendje deliri deluziv të madhështisë.

Ai po beson që ka më shumë fuqi e dituni ose tipare të tjera madhështore (psh. atdhetarizëm e misionarizëm) se sa që ka realisht.

Por në vete po e ndien braktisjën parake.

2.

Dje muer masa arbitrare administrative për frikësimin e gazetarëve të Televizionit Klan Kosova, sot s’mujti me e menagju arrogancën e tij ndaj nji gazetarje.

Reagimet e tij ndaj pyetjes së gazetares Besarta Hoti të Nacionale-s ishin fort të shkreta por edhe shqetësuese.

Ky reagim e shpreh gjendjën e pashpresë të  kryeministrit, e nuk flet asgjâ për gazetaren, e cila e di se nuk ka pyetje të keqe por ka vetëm përgjigje të keqe e paranojake!

3.

Kurtin e kanë braktisë të gjithë miqtë e Kosovës, vetëm Vučić po merret me të, sepse po fiton në imazh dhe po i forcon pozitat në dialog!

Tjerat janë histori gabimesh të pafund!

P.S.

Kur turmat menojnë si Kryeministri, rreziku âsht i vogël dhe nga besimi i tyne i verbët munet me psu ndonji individ (madje munet me iu nënshtru linçit publik?) por rreziku del në pah e bâhet kercënues për krejt vendin, kur Kryeministri menon si turmat.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT