Amerika do t’i ulë tensionet me Iranin. Shumë mirë, tani është koha e duhur për të fituar pak kohë

The Economist
Irani nuk mundet kurrsesi të rivalizojë Ukrainën apo Tajvanin si kryetitull lajmesh, por shumë shpejt mund të rezultojë po aq i rrezikshëm sa ato. Programi i tij bërthamor e ka vendosur regjimin e këtij vendi në pozita të tilla që të jetë duke rendur për krijimin e një bombe. Duke qenë se negociatat janë të pamundura, kërcënimi ekzistues mund të [ojë Lindjen e Mesme në luftë, duke përfshirë këtu edhe me anë të sulmeve amerikane në objektet bërthamore iraniane. Kjo është arsyeja pse administrata Biden po përpiqet që t’i ulë tensionet.
Që në vitin 2018, kur presidenti Donald Tramp, në mënyrë krejt të pamenduar, doli nga pakti të bërë mes Iranit dhe një grupi fuqish botërore, Irani është përballur me më pak kufizime për sa i përket programit të tij bërthamor. Pakti fillestar i hiqte disa nga sanksionet e vendosura dhe në këmbim, Irani merrte përsipër të përmbushte një sërë detyrimesh të paktën deri në vitin 2030, përfshi këtu edhe faktin që tavani i pasurimit të uraniumit do të ishte në nivelin 3.67% e po ashtu do të pranonte inspektime. Qëllimi ishte që të ngrinte kohën që nevojitej për të pasuruar një bombë me uranium.
Z. Tramp e konsideronte këtë si “paktin më të keq të mundshëm”, megjithatë, ai ishte kundër një sulmi ushtarak (planet për një sulm të tillë mund të gjenden në pirgun e dokumenteve sekrete që ai ka fshehur). Irani është kundërpërgjigjur duke e përshpejtuar aktivitetin e tij të pasurimit të uraniumit dhe duke vazhduar të jetë një kërcënim në mënyra të tjera. Ai ka furnizuar Rusinë me dronë. Që në muajin shtator, pas vdekjes së një vajze e cila ishte arrestuar nga policia iraniane e moralit, ky shtet ka shtypur [do lloj proteste kundër regjimit. Në shkurt, inspektorët ndërkombëtarë gjetën grimca uraniumi të pasuruar në nivelin 83.7%, jo shumë larg nga niveli prej 90% që nevojitet për një bombë, duke provokuar kështu edhe paralajmërimet e Izraelit për një sulm.
Ujdia e re që po diskutohet mes Amerikës dhe Iranit-askush nuk po e quan atë marrëveshje-kërkon uljen e tensioneve. Irani do ta kufizonte pasurimin e uraniumit në nivelin 60% dhe do të pranonte më shumë inspektime. Amerika do të zvogëlonte, deri në njëfarë mase, sanksionet, për shembull, duke lejuar Irakun dhe Korenë e Veriut që të shlyenin huatë me vlerë 10 miliardë dollarë që i detyrohen Iranit. Ndërkohë, për këtë do të nevojitej një miratim nga ana e Kongresit.
Kjo ujdi do të shpërblente Iranin për sjelljen më pak të rrezikshme që mund të shfaqte, edhe pse gjithsesi do të flirtonte me idenë e të qenit një shtet me armë bërthamore. Ky do të ishte një rezultat i tmerrshëm derisa shqyrton alternativat. Politika e z. Tramp për të rrëzuar regjimin me anë të sanksioneve ka dështuar. PBB-ja që në vitin 2012 ka rënë me 44%, por mullahët dhe Garda Revolucionare po e mbajnë pushtetin duke derdhur gjak: vetëm këtë vit janë ekzekutuar 349 persona. Gjatë vitit të fundit, eksportet e naftës, kryesisht në drejtim të Kinës, janë rritur nga 1 milionë fu[i në ditë në 1.5 milionë. Një marrëveshje me Arabinë Saudite, të negociuar nga Kina, e ka bërë Iranin më pak të izoluar.
Ujdia me fuqitë e mëdha ka vdekur. Koha brenda së cilës Irani mund të ndihet i [liruar matet me ditë, jo me vite. Mbështetësit e marrëveshjes në Tehran nuk janë të shumtë dhe mundësia e rizgjedhjes së z. Tramp do të thotë që Amerika nuk mund të bëjë një angazhim afatgjat. As opsioni ushtarak nuk është më i mirë. Sulmet amerikane nuk do t’i asgjësonin dot përpjekjet bërthamore të Iranit, por ve[se do t’i vononin ato me disa muaj apo vite. Ato po ashtu mund të provokonin një luftë rajonale. Amerika ka përparësi të tjera: të ndihmojë Ukrainën dhe të pengojë Kinën në Azi. Gjëja e fundit që ajo do të donte është një konflikt në Lindjen e Mesme.
Sot nuk ka kushte për të negociuar me Iranin, por kjo gjë mund të ndryshojë. Kur udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei të vdesë, kjo gjë mund të [ojë në një luftë për pushtet. Një marrëveshje mes Arabisë Saudite dhe Izraelit mund të tundë themelet e diplomacisë në Lindjen e Mesme. Duke synuar rezervat e tij të naftës, Kina mund ta shtyjë Iranin që të veprojë në mënyrë të përgjegjshme. Edhe nëse aktualisht një pazar duket i pamundur, intensiteti i luftës në Ukrainë do të bjerë një ditë dhe Amerika do të ketë më shumë burime ushtarake. Duke fituar kohë e duke e mbajtur opsionin e përdorimit të forcës kundër Iranit është opsioni më pak i keq.