Behgjet Pacolli: Lirimi i 3 policëve të Kosovës erdhi nga Rama në koordinim me Grenell

Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka thënë se kryeministri Edi Rama dhe ish-dërguari i SHBA për Ballkanin, Richard Grenell kanë dhënë kontributin e tyre në lirimin e tre policëve kosovarë të rrëmbyer nga forcat speciale serbe.

Përmes një postimi në Twitter, Pacolli ka thënë se një e vertëtë e panjohur në lirimin e Policisë së Kosovës nga paraburgimi i Serbisë, është roli i Edi Ramës në harmoni të plotë me Richard Grenell.

Pacolli gjithashtu ka falenderuar të gjithë ata që kontribuan në këtë rast.

“Një e vërtetë e panjohur në lirimin e Policisë së Kosovës nga paraburgimi i Serbisë është roli i kryeministrit shqiptar Edi Rama në harmoni të plotë me Richard Grenell, ish-bashkëpunëtor i ngushtë i Presidentit Trump. Kjo ishte edhe arsyeja e vizitës së tij në rajon. Kjo meriton një falenderim të madh. dhe për të gjithë ata që kontribuan në këtë rast”, shkroi kreu i AKR.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT