Deputeti demokrat tregon si u “ndezën gjakrat”: Ja sherri pas mbledhjes së Kryesisë

Deputeti i PD, Lefter Gështenja tregoi në emisionin Now në Euronews Albania si nisi konflikti gjatë mbledhjes së kryesisë së PD që përfundoi me përplasje me militantët mbështetës të Bashës.

Gështenja u shpreh se përplasja ishte mes deputetëve të grupit parlamentar të PD si Gazment Bardhi, Saimir Korreshi, Dashnor Sula dhe të tjerë që kërkuan që procesi për zgjedhjen e kryetarit të shtrihej në kohë dhe pjesës tjetër të kryesisë, jo deputetë, që këmbëngulnin në datën 15 korrik për zgjedhjen e kryetarit të ri.

“Në mbledhjen e kryesisë pati debate, kishte paqartësi, thuhej që grupi do të zvarrisë procesin për kryetarin. Bardhi ishte i fundit që mori fjalën, ndër ta e ka ndërprerë Gjana, Bejko, Godole që ishin konstruktivë. Gjana dhe Bejko propozuan që palët të dilnin me një vendim konsensual.

U ndamë në dy çështje; njëra pjesë ishte për datën 15 korrik, Bardhi kërkoi të negociohet që të shtrihet procesi në kohë. Pjesa tjetër e kryesisë, që nuk ishin deputetë, kërkonin të votohej dhe ky ishte momenti kur unë, Gaz Bardhi dhe një pjesë e kolegëve vendosëm të dalim dhe të mos votojmë. Këtu nisi përplasja në fillim me njerëzit që gjendeshin në korridor dhe më tej me militantët”, tregoi Gështenja.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT