DETAJE TË REJA nga vrasja e Joy-t/ Një tjetër dëshmitar u mor në pyetje, çfarë deklaroi para hetuesve

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me vrasjen e kenianes, Joy Aoko.

Mësohet se ditën e sotme është marrë në pyetje një tjetër punonjës i kazionosë, i cili është zbuluar se ka patur kontakt me të renë, pak para vdekjes së saj. Ky punonjës ka deklaruar para hetuesve se në ditën kur Joy u gjet e dhunuar, ai ka qenë në punë nga mesnata deri në orët e para të mëngjesit, pasi sipas tij punonte turn i tretë.

Ai ka thënë se e ka shoqëruar vajzën në disa vende ku punontedhe se me të ka pasur vetëm marrëdhënie pune, dhe kolege, por pretendon se ka përcjellë disa herë në shtëpi dhe ka shkuar edhe në rezidencën ku qëndronte vajza.

Ai ka treguar se është ngjitur edhe në banesë dhe thotë se ka qëndruar për disa minuta me të dhe se ka konsumuar cigare. Po ashtu ka treguar se ishte vajzë e qeshur dhe se nuk e kishte parë të konsumonte lëndë narkotike. Ndër të tjera ka thënë se ka dhënë edhe gjak për të, kur është dhunuar.

Ai nuk është pyetur më herët pasi hetuesit nuk kishte dijeni se kishte kontakte me ngjarjen, por pas ‘zbërthimit të telefonit kanë dalë në dritë detaje të reja. Po ashtu, në ambientet e shtëpisë së Joy-t është parën jë person ende i paidentifikuar që lëvizte me një skuter të zi, dhe dyshiohet se ky punonjës zotëron një mjet të ngjashëm.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT