“Dilni duke qarë dhe ankoheni çdo ditë!”/ Debat i fortë mes gazetarit dhe Bylykbashit: Na lodhët…

Analisti Neritan Sejamini ka debatuar me deputetin e Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, lidhur me qasjen që ka partia e Berishës pas humbjes së thellë të zgjedhjeve.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Sejamini deklaroi se në PD nuk ka reflektim dhe analizë për humbjen dhe nuk ka mbajtur askush përgjegjësi, ndërkohë që daljet e përditshme të drejtuesve të partisë me video që paraqesin “prova” të manipulimit të zgjedhjeve, i konsideroi jo serioze dhe “qarje” që nuk prodhojnë asgjë në elektorat.

Nga ana tjetër, Bylykbashi kërkoi që fokusi të mbahet te manipulimi i zgjedhjeve, ndërkohë që ende nuk kanë një plan për reagimin që do të ketë partia pas humbjes.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT