E FUNDIT/ “Ata përdorin gaz”, Anëtari i kampit të muxhahedinëve: Nuk jemi kriminelë, ne u larguam nga lufta…

Një zëdhënës i kampit të muxhahedinëve në Durrës ka dhënë ditën e sotme një deklaratë për mediat, teksa ka treguar për situatën brenda kampit dhe kontrollit që SPAK ka kryer ditën e sotme.

Zhëdhënësi ende i paidentifikuar është shprehur se brenda kampit nuk ka asnjë person të rrezikshëm ndërkohë që një është vrarë dhe të tjerë janë plagosur.

“Jemi muaxhahenidinë nuk jemi kriminel dhe terroristë. Policia në mëngjes u fut brenda pa asnjë lajmërim. Çfarë kemi bërë ne, cfarë kërkojnë ata në kampin tonë?

Ne u arratisëm nga vendi jonë prej luftës dhe kemi ardhur këtu.

Ata përdorin gaz, vetëm një muxhahendin i vrarë, të tjerët janë të plagosur.

Disa vëllezër dhe motra janë të arrestuar. U ftuën në furgonin e policisë në Durrës.

Nuk ka asnjë person të rrezikshëm brenda kampit, s’kemi asnjë lidhje me sulmet klikibernetike.”- tha zëdhënësit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT