E FUNDIT/ Departamenti amerikan i Shtetit shpall non grata kryetarin e komunës shqiptare (EMRI)

Kryetari i Komunës së Strugës në Maqedoninë e Veriut, Ramiz Merko, të martën është shpallur non-grata nga Departament amerikan i Shtetit, i cili ka shpërdoruar fondet dhe ka ndërhyrë në procese gjyqësore dhe procese të tjera publike, duke dëmtuar besimin e publikut ndaj institucioneve demokratike të Maqedonisë së Veriut.
“Veprimi i sotëm dërgon mesazhin se Shtetet e Bashkuara qëndrojnë krah Maqedonisë së Veriut për të nxitur stabilitetin përmes forcimit të institucioneve demokratike dhe trajtimit të mangësive që lidhen me sundimin e ligjit”, thuhet në njoftimin e lëshuar të martën, më 20 qershor.
“Ky përcaktim ripohon angazhimin e Shteteve të Bashkuara për të luftuar korrupsionin, i cili dëmton interesin publik, pengon prosperitetin ekonomik të vendeve dhe pakëson aftësinë e qeverive për t’iu përgjigjur në mënyrë efektive nevojave të njerëzve të tyre”, vijon njoftimi i Departamentit amerikan të Shtetit.
Departamenti amerikan i Shtetit, siç thuhet në përfundim të njoftimit, ka shpallur gjithashtu gruan e tij, Shpresën, dhe tre fëmijët, Gencin, Nazmijen dhe Drenushën, si persona të papërshtatshëm për të hyrë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.