Edi Paloka revoltohet nga arrestimi i Vangjush Dakos: Pas këtij aksioni qendrojnë Yuri Kim dhe Rama

Edhe pse në dukje të gëzuar, në opozitë janë mërzitur nga arrestimi i Vangjush Dakos.
Ose më saktë, në opozitën e Sali Berishës.
Edi Paloka është shfaqur i revoltuar me arrestimin e Dakos, duke thënë se kjo është vepër e Edi Ramës dhe Yuri Kim.
“Një javë pasi e kishin marrë vesh dhe minjtë e bodrumeve të bashkisë Durres, u shpall arresti për Gjushin. Del Tahiri, hyn Gjushi. Sigurisht pas mbarimit të zgjedhjeve. Çdo gjë me regji qendrore.
Marrëveshjet alla Rama me limonat e tij të shtrydhur vazhdojnë po njësoj. Askush nga ata nuk hap gojën për Ramën dhe ky ju garanton daljen e shpejtë nga burgu dhe sigurimin se milionat nuk ua prek askush.
Gjushi madje duhej të blinte e manipulonte dhe zgjedhjet e fundit në Durrës përpara se të shkonte “me pushime”.
Kjo është drejtësia e reformuar.
Skenari: Edvin Rama
Regjia: Yuri Kim”, shkruan ai.