Escobar: Gjeni një rast në 3 muajt e fundit, që kemi bërë diçka jo në favor të Kosovës

I dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar është shprehur dje ende po punohet në planin tre pikësh evropian për të shtensionuar situatën në veri të Kosovës, e cila sipas tij po krijon kushte të vështira për tërë rajonin.

Ai e pranoi që në të dyja vendet shihen përpjekje për të mbajtur nivelin e lartë të tensionit pasi sipas tij ushqehen nga kriza. Por, ai hodhi poshtë pretendimet se Uashingtoni së fundmi po ndihmon më shumë Serbinë se sa Kosovën duke përmendur një mori kërkesash që ai thotë ia kanë refuzuar Serbisë.

Gabriel Escobar tha se perëndimi përkrahu Kosovën për zgjedhjet në veri dhe e njohu rezultatin e tyre megjithë pjesëmarrjen e ulët të votuesve. Ai u shpresh se nuk u pranua as kërkesa e Beogradit që të mos përkrahet kërkesa e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

“Në asnjë rast gjatë 90 ditëve të fundit, dhe i sfidoj të gjithë që të gjejnë ndonjë gjë që ne kemi bërë që nuk ka shkuar në favor të Kosovës. Tani, e vetmja gjë që kishim, e kishim paralajmëruar Kosovën në lidhje me përdorimin e ndërtesave në veri. Përdorimi i godinave ishte një përshkallëzim i panevojshëm në një kohë kur emocionet ishin të larta”, tha ai.

I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor sërish përmendi themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe si një detyrim të Kosovës, para së gjithash, me komunitetin ndërkombëtar.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT