Eurodeputetët gjermanë kritikojnë BE: Masat ndaj Kosovës të njëanshme! Vuçiç provokoi

Pasi Komisioni Evropian paralajmëroi masa ndëshkuese për Kosovën, dy eurodeputetët gjermanë, Delara Burkhardt dhe Andreas Schieder, kanë kritikuar ashpër Bashkimin Evropian. Delara Burkhardt dhe Andreas Schieder, kanë akuzuar BE-në se është e njëanshme.

“Nuk është e pranueshme të heshtësh për Serbinë, ndërkohë që vetëm Kosova bëhet përgjegjëse për de-përshkallëzimin. Në një proces serioz të dialogut duhet marrë masa të qarta ndaj Serbisë. Masat ndëshkuese të njëanshme kundër Kosovës të planifikuara nga Komisioni i BE-së janë të gabuara. Injorohet se provokimet kanë ardhur nga Vuçiç i Serbisë”,– ka shkruar Schieder në Twitter.

Tensionet në veri/ Eurodeputetët gjermanë kritikojnë

Ndërkohë edhe eurodeputetja Delara Burkhardt ka qenë kritike ndaj BE-së duke shprehur se me sanksionet kundër Kosovës, KE po zbut Vuçiç.

“Me sanksionet e djeshme kundër Kosovës, Komisioni i BE-së vazhdon zbutjen me Vuçiçin. Kjo është e njëanshme dhe rrezikshmërisht e gabuar”, ka shkruar ajo në Twitter.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT