Gërdeci/ Caktohet data e gjyqit kundër Fatmir Mediut, GJKKO pranon kërkesën e familjarëve të viktimave

GJKKO ka shtyrë sërish seancën për ish-ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediun, e cila ishte parashikuar të mbahej ditën e sotme.

Në seancë u përsërit sërish kërkesa e familjarëve të viktimave për të qenë palë në proces, kërkesë që u pranua. Ndërsa risi gjatë seancës ka qenë kërkesa e një prej të plagosurve gjatë tragjedisë së Gërdecit.

GJKKO mori vendimin për të njoftuar të gjithë 290 personat e dëmtuar të cilët do të marrin pjesë në seancën e rradhës.

Seanca e radhës u vendos në 22 qershor në orën 14:00, ndërsa sot kanë qenë të pranishëm në gjykatë dhe përfaqësues të ambasadës së SHBA-së.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT