Habit këngëtarja shqiptare: Une e di kush e zhduku Vis Martinajn, ja ora

Që prej gushtit të vitit të kaluar fati i Ervis Martinajt ka mbetur mister. Një sërë skenaresh janë ngritur, ku disa pretedojnë se mbreti i lojërave të fatit është ekzekutuar nga rivalët e tij, ndërsa disa të tjerë thonë se ai është ende gjallë.
Por këngëtarja Fjolla Morina pretendon se e di kush është personi i cili qëndron pas zhdukjes së Martinajt dhe akuzon shtetasin me ininciale D.K, nga Shijaku.
“Ky është personi që bashkë me këlyshët e Ramushit, e dinë se ku e kanë çuar Ervis Martinajn dhe ca i kanë bërë. Edhe mua ca më kanë bërë deri më sot. Këta i dua në burg”, shkruan Fjolla.
Madje, ajo ka postuar dhe një pjesë nga një prej klipeve të këngëve të saj ku thotë se ora që mban në atë projekt muzikor ka qenë pikërisht e Ervis Martinajt.
“Kjo është ora e Vis Martinajt në dorën time, ma ka dhënë në klip. Këta e dinë çfarë kanë bërë me të dhe tani me mua dhe fëmijën tim çfarë duan të bëjnë”, shprehet këngëtarja.