“I kanë drejtuar armën”, Vuçiç tregon se çfarë u ka thënë i biri policëve të Kosovës

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka pretenduar se policët e Kosovës i ka drejtuar armët djalit të tij Danillos, i cili mori pjesë në festën e Vidovdanit në Graçanicë.
Përmes një reagimi në Instagram, Vuçiç shkruan se ata i kanë kërkuar që ai të hiqte me çdo kusht bluzën me mesazhin “Dorëzimi nuk është opsion”, gjë që ai nuk e bëri.
“Vetëm tani mora vesh se çfarë ka ndodhur në Kosovë. Herën e fundit që ndaluan Danillon, jo larg Podujevës, policia shqiptare i kërkoi me çdo kusht të hiqte bluzën ku shkruhej “Dorëzimi nuk është opsion”.
Danillo nuk ka pranuar dhe më pas i kanë drejtuar armët dhe e kanë pyetur – “Emri i babait?” Ai u përgjigj: “Aleksandar! Ky është babai im dhe presidenti yt!”. Bluza e tij nuk ishte hequr, fytyra e tij nuk ishte njollosur. Dorëzimi nuk është një opsion”, ka shkruar Vuçiçi.
Policia e Kosovës ndaloi dje djalin e presidentit serb Aleksandër Vuçiç, Danilo dhe i hoqi bluzën me mbishkrimin “dorëzimi nuk është mundësi”, të cilën e shfaqi në festën e Vidovanit në Graçanicë.