Inteligjenca amerikane: Prigozhin aktualisht në Minsk në një hotel pa dritare, për ta mbrojtur

Kreu i komitetit të inteligjencës së Senatit të SHBA-ve, Mark Warner dha një intervistë për NBC ku tha se Prigozhin ndodhet në Minsk dhe po fshihet. Madje shtoi se në hotelin ku po fshihet në Minsk nuk ka as dritare, për ta mbrojtur nga tentativat për vrasje.
“Unë imagjinoj – edhe nëse është thjesht një thashetheme- që Prigozhin po qëndron në një nga hotelet e pakta në Minsk që nuk ka dritare, ndoshta për ta mbrojtur atë nga tentativat për vrasje.” – tha ai./m.j