“Janë realizuar 60% e veprave të artit…”/ Rama ndan pamje të aksit Elbasan-Qafë Thanë

Kryeministri i vendit, Edi Rama, në një postim në “Facebook” ditën e sotme, ka ndarë pamje të kantierit në aksin Elbasan-Qafë Thanë, të përfundimit të fazës së parë.

Gjithashtu kreu i qeverisë tha se kanë përfunduar nënkalimet dhe janë realizuar 60% e veprave të artit.

Sipas Kryeministrit Rama, ende vijon puna intensive për rrugën interurbane me katër korsi, rrugë kjo e cila pritet të përfundojë në vitin 2027 lidh zona me shumë rëndësi si portin e Durrësit me pikat kufitare të Greqisë, Maqedonisë së Veriut, Bullgarisë etj, si pjesë e korridorit të 8-të, tanimë i përfshirë në rrjetin europian të transportit.

“Dhe me kantierin e aksit Elbasan-Qafë Thanë, faza e parë, ku kanë përfunduar nënkalimet e janë realizuar 60% e veprave të artit, e ku puna vijon intensivisht për një rrugë interurbane me katër korsi, si pjesë e korridorit të 8-të, tanimë i përfshirë në rrjetin europian të transportit”, shkruan Rama.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT