KONFIRMOHEN sanksionet e BE-së ndaj Kosovës, Stano: Do kufizohen financimet, masat hiqen nëse…

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano ka dalë në një konferencë për media ku ka konfimruar masat ndaj Kosovës.
Ai është shprehur se masat janë mbështetur nga 27 vende e BE dhe se masat do të hiqen na varësi të hapave të Kosovës pr të çtensionuar situatën në veri.
Ai tha se BE synon të kufizojë fondet në Kosovë dhe të ndalojë vizitat e nivelit të lartë për shkak të refuzimit për të ulur tensionet në veri të Kosovës.
“Shtetet anëtare mbështetëndje një sërë masash në lidhje me Kosovën dhe ne ende presim që kryeministri (kosovar) Kurti të zbatojë hapat e nevojshëm për deskalim të menjëhershëm të situatës.
Këto masa janë pasoja financiare dhe politike duke filluar me pezullimin e vizitave dhe kontakteve dhe ngjarjeve të nivelit të lartë si dhe bashkëpunimin tonë financiar me Kosovën”, u tha Stano gazetarëve.
Kujtojmë që dje qarkulloi lajmi se BE po përgatit sanksione ndaj Kosovës për shkak të mospërfilljes së kërkesave për hapa të menjëhershëm nga Qeveria e Kosovës për uljen e tensioneve në veri.