Kosova drejt zgjedhjeve të reja, Albin Kurti telefonatë me zyrtarin e lartë amerikan: Turmat e sponsorizuara nga Beogradi të largohen nga veriu

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë telefonik me Zëvendës Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, John Finer, dhe thotë se vendi është gati t’i japë fund tensioneve me zgjedhje të reja komunale.

Kurti është shprehur se Kosova po bashkëpunon me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për uljen e tensioneve në Veri. Ai thekson se duhet t’i jepet fund dhunës nga bandat e dërguara nga Beogradi deri në zgjedhjet e reja, në mënyrë që tensionet në Veri të ulen.

“I kënaqur të flas me Zëvendës Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, John Finer. E falënderoi për thirrjen e tij dhe angazhimin për të punuar bashkë me Amerikën për të ulur tensionet. Kjo kërkon një fund të menjëhershëm të dhunës nga turmat e sponsorizuara nga Beogradi kundër oficerëve të sigurisë deri në zgjedhjet e reja në ato komuna”, shkruan Albin Kurti.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT