Kreshnik Spahiu: Vuçiç u tregua dinak, liroi policët që presioni i SHBA të kaloj tek Kosova

Juristi Kreshnik Spahiu ka komentuar lirimin e tre policëve të Republikës së Kosovës duke thënë se ata nuk u pritën nga askush nga zyrtarët e Kosovës pas lirimit në kufi, pavarësisht “teatrit” që u bë në kurriz të tyre.

Ai tha se kjo situatë ka qenë e mirëmenduar nga presidenti Vuçiç, pasi sipas Spahiut, Vuçiç sot ka plotësuar kërkesën e SHBA-së dhe në këtë formë presioni i Amerikës tashmë do kalojë vetë2m te Kosova e cila duhet të përmbushë katër kërkesat

“Kjo është lojë e drejtpërdrejtë e Vuçiç-it, ai i arrestoi me qëllim për të bërë hapin e sotëm që do të thotë në paketën e kërkesave që i është bërë Kurtit dhe Vuçiçit janë katër kërkesa për Kosovën dhe një për Serbinë. Sot Vuçiç realizoi kërkesën e SHBA-së dhe nga sot presioni kalon në palën shqiptare.

Albin Kurti duhet të tërheqë trupat nga veriu, policinë dhe të lëri KFOR-in, duhet të tërheqë kryetarët e komunave, duhet të shpalli zgjedhjet në veri të Kosovës dhe duhet t’i japë zgjidhje Asociacionit  në veri”, tha Spahiu.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT